Rikthimi i Dardan Berishës në Pejë, ja mesazhi për Prishtinën

Dardan Berisha edhe zyrtarisht është rikthyer te KB Peja. Basketbollisti më i mirë kosovar ka falënderuar Pejën për mikpritje, ndërsa ka një mesazh tashmë për ish-skuadrën, KB Prishtina.
“Te dashur fansa dhe adhurues të basketbollit kosovar,
Nga sot, une do të jem lojtar në klubin e vendlindjes sime, KB Peja. Ju falenderoj nga zemra për mirëpritjen dhe dashurinë që më keni dhuruar.
Prishtinë, faleminderit për përkrahjen e vazhdushme. Falendëroj klubin e Prishtinës dhe tifozet e saj Plisat për këta vjet gjatë të cilëve shënuam histori në gara evropiane.
Suksese të gjitha klubeve të basketbollit në Kosovë. Qofshim shembulli më i mirë për të gjitha vendet në rajon.
Fansa, ju faleminderit që gjithmonë jeni lojtari ynë i 6-të” shkruan Berisha në njoftim./Indeksonline/