75 Mall Live Search
19:28 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rikthimi i fuqishëm i AAK-së në skenën politike

Në bazë të rezultateve të Exit Poll-it Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kthyer fuqishëm në skenën politike.

Ky subjekt në balotazh ia ka marrë LDK-së Suharekën, Ardian Gjini ka fituar në Gjakovë kundër Mimoza Kusarit, ndërkohë që ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë në Rahovec ku sipas Exit Poll-it rezultati është 50 me 50.

Në raundin e parë AAK ka fituar në Deçan e Junik e po ashtu  mbetet të shihet se çfarë ka ndodhur në Obiliq, komunë kjo për të cilën nuk ka pasur Exit Poll.