11:41 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rikthimi i fuqishëm i Kidës në skenë me ‘Tela’ dhe ‘Deja Vu’

Pas një pauze të shkurtër, këngëtarja kosovare, Kida është rikthyer fuqishëm në skenë.

Gjatë këtij viti Kida u largua nga labeli i ‘OnRecords’ duke vazhduar karrierën si e vetme, shkruan Indeksonline.

Që nga koha kur u largua, Kida ka publikuar dy super bashkëpunime që e kanë kthyer më fuqishëm se asnjëherë në skenë atë.

“Deja Vu” me Lyrical Son që u publikua në muajin maj ka arritur të grumbulloj mbi 13 milionë shikime dhe është ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere.

Po ashtu ‘Tela’ me Ermal Fejzullahun u shndërrua në një hit të menjëhershëm.

Ende pa i bërë një muaj, kënga ka arritur të grumbulloj mbi 11 milionë shikime.

Por vera nuk do të mbaroj me kaq për Kidën. Faktikisht vetëm sapo ka filluar. Këngatarja pritet që gjatë muajve korrik dhe gusht të sjellë projekte të reja./Indeksonline/