Rikthimi i fuqishëm i kosovarit, Liridon Latifi po shkëlqen në Shqipëri

Mesfushori kosovar Liridon Latifi nuk ka të ndalur në futbollin shqiptar. 27-vjeçari vendosi derbin Vllaznia – Partizani duke shënuar golin e fitores.
Latifi sivjet është zgjedhur pesë herë ‘futbollisti i ndeshjes’, duke ndihmuar Vllazinë e Shkodrës të mbetet më garë për titullin e kampionit në Kategorinë Superiore.
Kujtojmë, se në verë ai u transferua në Shkodër nga Akademia Pushkas, për tu rikthyer në Shqipëri pas 4 vitesh./Indeksonline/