75 Mall Live Search
21:06 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / MSH

Rikthimi i Ligës së Kampionëve në RTK, Qeqa Krelani del me një sqarim të gjatë

Radio Televizioni i Kosovës nga gushti i vitit të ardhshëm do të rikthej ne transmetim Ligën e Kampionëve.

Gazetarja e sportit të televizionit publik, Qeqa Krelani ka dal me një sqarim të gjatë, ku njofton RTK ka fituar të drejtën për pakon A që nënkupton se në Kosovë RTK është e para që përzgjedh lojën kryesore për ta transmetuar ditën e mërkurë dhe të enjte.

“Këtë do ta bëjë çdo xhiro deri në fund të sezonit. RTK dhe vetëm RTK i transmeton edhe FINALET e të trija këtyre garave. Për Kosovë askush tjetër nuk ka të drejtë t’i transmetojë finalet. Asnjërën prej tyre”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i saj:

Info shtesë rreth 3 garave evropiane që RTK ka siguruar.

Transmetimet fillojnë nga gushti i vitit të ardhshëm, sezonet 2024-2027.

RTK ka fituar të drejtën për pakon A që nënkupton se në Kosovë RTK është e para që përzgjedh lojën kryesore për ta transmetuar ditën e mërkurë dhe të enjte.

Këtë do ta bëjë çdo xhiro deri në fund të sezonit.

RTK dhe vetëm RTK i transmeton edhe FINALET e të trija këtyre garave. Për Kosovë askush tjetër nuk ka të drejtë t’i transmetojë finalet. Asnjërën prej tyre.

Po ashtu RTK dhe vetëm RTK do t’i transmetojë klubet kosovare (nëse ato hyjnë në fazën e grupeve, apo siç do të quhet nga viti i ardhshëm “faza e ligës”)

Vetëm RTK do t’i transmetojë edhe ndeshjet e Superkupës evropiane (ose turneut hapës që pritet të jetë zëvendësim për formatim aktual të Superkupës evropiane).

Monopoli që është krijuar 10 vitet e kaluara duke dëmtuar konsumatorët më besnik të këtij sporti,  tashmë është thyer.

Duke iu falenderuar bordit dhe menaxhmentit super profesional dhe përkrahës, RTK-s iu mundësuan këto 3 super gara.

Bëhuni gati për atmosferë fantastike evropiane që do ta përjetojmë së bashku në RTK:

UEFA Champions League

UEFA Europa League

Conference League