75 Mall Live Search
17:43 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / Gj. Sh

Rikthimi i Messit te Barcelona, Laporta zbulon bisedën me babain e tij

Muajt e fundit është raportuar në mediat ndërkombëtare se Lionel Messi mund të rikthehet te klubi i Barcelonës.

Sipas raportimeve, sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të vazhdoj kontratën me PSG-së, dhe është duke kërkuar një klub të ri pas paërfundimit të sezonës, shkruan IndeksOnline.

Një nga mundësit më të mëdha është që Messi të rikthehet aty ku fitoi gjithçka, te skuadra spanjolle, Barcelona.

Madja ka pasur edhe takime mes babait të Messit me presidentin e klubit ”katalanas” Joan Laporta.

Ky i fundit ka zbuluar detaje nga biseda që ka pasur me babain e 7 herë fituesit të “Topit të Artë”.

“Nuk ishte vendim i lehtë për t’u ndarë me Messin, por u desh të bëja një zgjedhje. Në fund duhej të vendosja institucionin të parin. Më vjen shumë keq por institucioni vjen para të gjithëve. Takimi me babain e Messit? Është e vërtetë që jemi takuar, e urova për triumfin e Argjentinës në Botëror. Por, nuk dua të flas shumë për një lojtar të PSG.

Nuk është se folëm shumë rreth rikthimit të Messit, më shumë zhvilluam një bisedë për atë që përfaqëson Messi për Barçën dhe mundësinë e një nderimi për të pasi është lojtari më i mirë në historinë e klubit”, ka deklaruar Laporta./IndeksOnline/