75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rikthimi i papritur i Naser Alijit në Zvicër – arsyeja është pikëlluese

Pas dy vite e gjysmë, ish-talenti i Baselit, Naser Aliji është rikthyer në Zvicër. Dhe arsyeja është pikëlluese.

Ai e ka pasur bashkëlojtarë portierin, Yann Sommer dhe yllin botëror, Mohamed Salah në Champions League përballë Real Madridit kundër yjeve si Bale, Ronaldo dhe James.

Dhe gjithashtu, ai ishte përballur me Spanjën e Iscos dhe Diego Costas edhe në nivelin internacional me Shqipërinë.

Aliji ishte konsideruar njëherë e një kohë mbrojtës me prespektivë gjatë kohës sa luante te Baseli, transmeton IndeksOnline.

Family man: Naser Aliji wants to stay close to his family after the death of his father.

Në verën e vitit 2016, Aliji kaloi në divizionin e dytë të kampionatit gjerman, te Kaiserslauterni. Pas kësaj, nuk kemi dëgjuar shumë për mbrojtësin shqiptar i cili ka pasaportë zvicerane dhe maqedone.

Tani, Aliji është rikthyer në Zvicër që nga vera e kaluar. Së fundmi ai stërviti te skuadra e fëmijërisë, FC Baden, që bën gara në 1. Liga Classic.

Megjithatë arsyeja e kësaj ishte e qartë sipas Alijit: ”Vetëm sa për ta mbajtur veten të gatshëm”.

Arsyeja e rikthimit të Alijit ishte pikëlluese. Babai i tij ndërroi jetë të dielën e kaluar. ”Në verë isha i zhgënjyer që nuk jam në ndonjë klub”.

”Por, në jetë, çdo gjë ka kuptim. E vërejta se mund të kaloj kohë me babain tim. Ishin muajt e tij të fundit. Ai ishte duke vuajtur nga kanceri”, tha Aliji./IndeksOnline/

Temat: