75 Mall Live Search
12:33 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rikthimi i rasteve me COVID, mbyllen baret e shkollat, në Irlandën e Veriut

Irlanda e Veriut do të hyjë në një bllokim të ri, për shkak të pandemisë CVID-19, pasi ministrat ekzekutivë janë pajtuar për mbylljen e shkollave, pubeve dhe restoranteve, shkruan “DailMail”.

Pubet dhe restorantet do të mbyllen për katër javë që nga e premtja, me përjashtim të marrjeve dhe dërgesave, ndërsa shkollat ​​do të mbyllen për dy javë nga e hëna, transmeton Indeksonline.

Ministrja e parë Arlene Foster, konfirmoi masën, ndërsa fliste në Stormont këtë mëngjes. Do të thotë kufizimet më të rrepta të COVIDIT-19, që janë parë në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i verës./Indeksonline