75 Mall Live Search
09:02 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / Gj Sh

Rikthimi i shekullit! Islanda përmbys diferencën prej 21 pikëve dhe bën mrekullinë

Islanda ka dhuruar një mbrëmje të paharrueshme në kualifikueset për Kupën e Botës në basketboll, duke përmbysur një disavantazh prej 21 pikësh për të mposhtur Lituaninë me rezultatin dramatik 86-85.

Krejt kjo përmbysje spektakolare ndodhi në kohën prej shtatë minutave, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja lituaneze kishte epërsinë që nga çereku i dytë e deri kur kishin mbetur edhe 7 minuta e 18 sekonda në çerekun e fundit, ku tabela tregonte rezultatin 56-77 në favor të Lituanisë dhe gjithçka dukej e mbyllur.

Por Islanda nuk u dorëzua. Falë përkrahjes të tifozëve vendas dhe me një mbrojtje agresive në minutat vendimtare, islandezët nisën një seri të jashtëzakonshme pikësh.

Minutat e fundit ishin një thriller i vërtetë. Islanda arriti të barazojë dhe më pas të kalojë për herë të parë në avantazh në sekondat e fundit, duke vulosur një fitore epike 86-85 me sirenën përfundimtare.

KY është një nga rikthimet më të ”çmendura” në një ndeshje basketbolli, dhe kjo fitore mban gjallë ëndrrën e Islandës për një vend në Kupën e Botës./IndeksOnline/