75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Rikthimi në stërvitje dhe faza përgatitore? Flet kapiteni i Feronikelit

E gjithë bota është duke u përballur me koronavirusin që ka pushtuar dhe pezulluar thuajse gjithçka.

Të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar dhe nuk ka datë të saktë se kur mund të rikthehen.

UEFA e ka bërë të qartë se kampionatet duhen të vazhdohen, por ka sqaruar se rifillimi i tyre do të varet nga situata me Covid-19.

Po ashtu UEFA ka bërë me dije se ligat evropiane duhet të përfundoj me së largu me 20 korrik.

Futbollistët ka më shumë se një muaj që janë duke bërë stërvitje individuale dhe për rifillimin e kampionatit do të ju duhet një fazë përgatitore e përbashkët me skuadrën të paktën dy javore, duke parë situatën nëpër të cilën po kalojmë.

Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur rreth mundësisë se rifillimit të kampionati, rikthimit të stërvitjeve në grup dhe fazës përgatitore.

Lladrovci ka thënë se rifillimi i kampionatit do të varet nga ecuria e menaxhimit të pandemisë ‘Covid-19’.

“Sa i përket rifillimit të kampionatit, kjo varet kryesisht nga ecuria e menaxhimit të pandemisë që na ka kapluar neve dhe gjithë boten, e të cilën shpresoj që ta kalojmë sa me parë, që njerëzit ti kthehen punës dhe normalitetit”, tha fillimisht Lladrovci.

Mbrojtësi i Feronikelit tregon mundësinë se si mund të rikthehen në stërvitje të plota.

‘Kam dëgjuar që ekziston një mundësi që stërvitjet t’i fillojmë nga gjysma e muajit maj, se pari në grupe të vogla e pastaj në grup të plotë, por kjo është vetëm një hipotezë tash për tash, pasi që nuk i dihet ende si do të jetë gjendja me virusin në atë kohë”, deklaroi kapiteni i Niklit.

Për fund Lladrovci tha se do të ju duhen se paku 20 ditë fazë përgatitore para rifillimit të kampionatit.

“Sa i përket kohës së fazës përgatitore, jam i mendimit se na duhen se paku 20 ditë stërvitje që ta marrim veten dhe të jemi të gatshëm për fillimin e kampionatit. Ndërsa kohëzgjatja e kampionatit mendoj që duhet të jetë mjaftueshëm që të kemi se paku 3-4 ditë ndërmjet ndeshjeve që të kemi kohën e duhur për rikuperim që mos të vijmë deri të lëndimet”, përfundoj Lapidar Lladrovci.