Rikthimi në stol, Besnik Hasi e nis me fitore aventurën tek skuadra belge

Besnik Hasi e ka nisur me fitore aventurën si trajner i skuadrës belge, Mechelen.
Skuadra e teknikut shqiptar mposhti Cherleroin me rezultat 1-0, në ndeshjen e kampionatit belg, shkruan IndeksOnline.
Mechelen ishte në krizë rezultatet, ku nuk kishte shënuar fitore në tetë ndeshjet e fundit,
Hasi u zyrtaizua ditë më parë dhe arriti të shënone fitore qysh në ndeshjen e parë nën drejtimin e Mechelenit.
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare e njeh mjaftë mirë kampionatin belg, pasi në të kalurën arriti të shpallet kampion dhe fitoi edhe Kupën e Belgjikës me skuadrën e Anderlechtit.
Besnik Hasi ishte pa skuadrër që prej marsit të vitit 2022./IndeksOnline/