Rikthimi ters për yllin e Barcelonës, lëndohet në stërvitje

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti pësoi një lëndim në këmb gjatë stërvitjeve , ka treguar klubi spanjoll.
Qendërmbrojtësi francez gjatë sezonit të fundit ka pasur mjaftë problem me gjurin e tij, e po ashtu nuk ishte konfirmuar data e rikthimit të tij, transmeton IndeksOnline.
Kurse tani lëndimi i radhës, ka bërë që Umtiti të jetë jashtë fushës edhe për një kohë.
Futbollistët e Barcelonës kanë filluar të stërviten në grupe të vogla para se të rifilloj sezoni./IndeksOnline/.