75 Mall Live Search
17:13 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Z S

Rikuperimi nga paraliza faciale, Kelly ndan videon

Ish-banori i “Big Brother Albania” dhe këngëtari i njohur, Kelly, ka ndarë një lajm që i ka gëzuar të gjithë fansat e tij.

Pas disa muajsh mungesë nga skena muzikore, ai ka zbuluar se po kalon një periudhë të rëndësishme shërimi.

Pak kohë më parë, Kelly rrëfeu hapur se ishte duke u përballur me një paralizë faciale, e cila i kishte ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur gjithashtu edhe kordat zanore. Ky çrregullim i papritur e kishte detyruar të tërhiqej nga koncertet dhe daljet publike.

Mirëpo, nga këngëtari ka ardhur një lajm i gëzueshëm.

Në një postim në Instagram, Kelly ka ndarë një video ku shfaqet me përmirësime të dukshme, duke treguar se procesi i shërimit po ecën më shpejt se sa kishte pritur.

“Jam në fazën e rikuperimit, që ka ndodhur në një kohë rekord. Shpresoj të shihemi së shpejti në projekte të reja,” ka thënë ai, duke i dhënë shpresë të gjithë atyre që mezi presin ta dëgjojnë sërish në skenë./Indeksonline/