15:11 / E Martë, 31 Janar 2023 / k.v

Rilind Gervalla emërohet drejtor i RTK-së

Bordi i RTK-së në mbledhjen e sotme me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4).

Në mbledhjen e sotme Bordi ka diskutuar edhe për zhvillime të tjera në RTK.