75 Mall Live Search
13:35 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Rilind Nimani largohet nga Trepça 89′

Rilind Nimani i ka dhënë fund karrierës së tij te skuadra e Trepça ’89.

Nimani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për largimin e tij nga klubi mitrovicas.


Ai ishte pjesë e Trepçës për 3 vite.


Postimi i plotë:


Të nderuar dashamirë e futbolldashës, me anë të këtij postimi dua t’iu njoftojë se rrugëtimit tim me klubin KF Trepça ’89, pas 3 vitesh i erdhi fundi.

Dua të falenderoj kryesinë e klubit për bashkëpunimin e në veçanti presidentin e klubit z.Abedin Zeka për mikpritjen dhe afërsinë që nga dita e parë, falenderoj shtabin e trenerëve në krye me trenerin Shpetim Idrizi për besimin dhe mbështetjen që më dhanë, falenderoj bashkëlojtarët për kohën që kaluam së bashku si dhe i falenderoj të gjithë ata qytetarë të Mitrovicës që na ndoqën dhe na përkrahën gjatë gjithë kohës sa isha aty.

Për të ardhmen time do të njoftoheni shumë shpejtë.

Me respekt,
Rilind Nimani.