75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 28 Maj 2026 / G T

Rilind Nivokazi flet si lojtar i Kosovës: Krenari shumë e madhe…!

Futbollisti, Rilind Nivokazi ka folur për herë të parë nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës.

Nivokazi u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e Kosovës, shkruan Indeksonline

“Krenari shumë e madhe për mu, për familjen. Ekipi më kanë pritur shumë mirë edhe stafi gjithashtu. Unë jam shumë i lumtur.

“Trajneri na ka thënë që duhet me dhanë maksimumin sepse këto miqësore na ndihmojnë për përgatitje për ndeshjet kualifikuese.

“Ne luajmë për Kombëtaren, ne do japim gjithmonë maksimumin për këtë fanellë”, u shpreh Nivokazi

/Indeksonline/