75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rimorkio shkëputet nga kamioni, bllokohet njëra pjesë e rrugës

Një rimorkio është shkëputur nga kamioni në Veternik të Prishtinës duke bllokuar njërën pjesë të rrugës, raporton Indeksonline.

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në dalje të Prishtinës si pasojë e këtij aksidenti që ka përfunduar pa persona të lënduar vetëm me dëme materiale.

Policia rrugore i është përgjigjur rastit ndërsa po bëhet përpjekje për largimin e rimorkios nga rruga./Indeksonline/