Rina Balaj bën ndryshimin e madh në pamje?
Rina Balaj duket se ka marrë një vendim të madh rreth pamjes së saj.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaqet me flokë të shkurtër, në stilin e famshëm “bob”, shkruan IndeksOnline.
E njohur për eksperimentet e saj të flokëve me ngjyrë të kuqe dhe me shumë stil, ky ndryshim patjetër që duket madhor për Rinën.
Një ditë më parë, ajo u shfaq me flokë të bardhë dhe kostum, për festën e Halloween-it./IndeksOnline/


