75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rina Balaj paska qenë një fëmijë i ëmbël

Reperja shqiptare, Rina Balaj pas një mungese të shkurtër, është rikthyer në ekran.

Rina erdhi me këngën e saj “Tetancion” në bashkëpunim me reperin Sin Boy, ku thuhet se ata tashmë janë në lidhje dashurie, shkruan Indeksonline.

Së fundi është publikuar një fotografi e Rines, kur kishte qenë fëmijë.

Ajo kishte qenë një fëmijë i ëmbël, ashtu sikur është edhe tash.

Rina ka folur për mungesën e saj në rrjete sociale, ku ka thënë se ato janë “fake” dhe krijojnë vetëm urrejtje.

“Nëse flas për Instagram dhe për të gjitha rrjetet sociale që i kam pasur dhe nuk i kam më. Unë personalisht sipas përvojës time dy mujore pa rrjete sociale, dhe mungesa e Instagramit të vjetër më ka bërë të mendoj që ‘rrjetet sociale më kanë bërë të ndihem që ajo në të vërtetë nuk jam. Puno me veten, merru me veten, ndihmoji njerëzve që kanë nevojë, mos krijo urrejtje. Se njëherë do jetojmë, eh këtë jetë do e bëjmë si duam vetë”, ka thënë reperja./Indeksonline/