12:09 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rina Balaj puthet me reperin e njohur!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është rikthyer nëpër rrjetet sociale pas një mungese për një kohë.

Reperja për 2 muaj u “zhduk” nga ekrani dhe nga rrjetet sociale, duke u përhapur fjalë se ajo kishte vendosur të largohej përfundimisht nga muzika. Por shumë shpejt Rina u rikthye, duke përgënjeshtruar këta zëra.

Kënga e saj në bashkëpunim me reperin grek Sinboy u prit mjaft mirë nga publiku.

Por duket se midis tyre ka diçka më shumë se bashkëpunim, kjo pasi Rina së fundmi ka publikuar një fotografi ku shihet duke u puthur me të.

Ishte edhe komenti i këngëtares Fifi, që shkruan: “Hajde për hair na koftë”, ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje midis tyre.

Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet diçka nga dyshja. /Indeksonline/