75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rina Balaj shfaqet në përqafimin e të dashurit

Rina Balaj kohë më parë bëri publike lidhjen me reperin me origjinë shqiptare me banim në Greqi, SinBoy me të cilin ka bashkëpunuar edhe në projektin “Gigi”.

Tani që kanë konfirmuar romancën, çifti shfaqen vazhdimisht bashkë, ku nuk mungojnë as fotografitë e ndryshme në rrjetet sociale.

Ishte reperja që sot ka postuar një imazh me partnerin e saj nga një mbrëmje ku shihen pranë pemës së Krishtlindjeve.

Ndryshe, pas pauzës Rina ka filluar punën për projekte të reja./Indeksonline/