Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë

Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të re mahnitëse, duke sjellë një kombinim perfekt të elegancës dhe stilit personal.
Në setin e fundit fotografik, këngëtarja shfaqet me një fustan të gjatë rozë, në stil princeshe, me një bust të zbukuruar që i jep një prekje romantike dhe delikate pamjes së saj.
Me flokët e kuq të ndezur, një element që e dallon gjithmonë.
Rina ka shtuar edhe një detaj luksi që nuk mund të kalonte pa u vënë re, çantën ikonike Hermes Birkin në ngjyrë turkuaz.

