21:12 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / AR

Rina Balaj tregon frymën e saj patriotike kaq pranë festave të Nëntorit

Këngëtaren e njohur, Rina Balaj e kemi parë shpesh herë të eksperimentoj me ‘look-un’ sidomos me flokët e saj, ku së fundmi duket se bukuroshes i janë mërzitur flokët e saj të gjata ngjyrë portokalli.

Me anë të një postimi në Instastory, Rina na ka treguar se ka bërë ndryshimin e rradhës, duke i kthyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe që gjithashtu i shkojnë shumë këngëtares.

E meqë jemi kaq afër festave të 28-29 Nëntorit, Rina ka postuar një foto të saj me flokët e kuqe dhe ka vendosur një figurë të flamurit shqiptar, duke e ngjasuar veten me flamurin e mesa duket këngëtarja qenka një vajzë shumë patriote.