75 Mall Live Search
14:06 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / kutia

Rina gati ti ‘trazojë’ ujërat, rikthen ‘Rositën’

“Bad Rosita” ishte një prej këngëve më të suksesshme të Rinës kohë më parë.

Vëmendje të madhe përtej faktit që projekti ishte shumë cilësor, i dha edhe tematika e prekur.

Kënga flet në tekst për një dashuri të papritur homoseksuale, nga shoqja e ngushtë.

Rina nuk e ka sqaruar asnjëherë taman nëse bëhet fjalë për diçka personale marrë shkas që teksti është shkruar nga vet ajo mirëpo një gjë është e sigurtë.

Po vjen Rosita 2-shi, ose të paktën diçka me tematikë të ngjashme!

Këtë e ka konfirmuar artistja përmes një postimi në rrjete sociale.