22:29 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rina Imeri e “Krejt Ka’Pak”, prezantuesja e re që premton shumë

“Krejt Ka’Pak” është emisioni më i ri që iu ka bashkuar televizioneve tona.

Emisioni i ri argëtues shfaqet çdo të diele në televizionin publik RTK dhe zgjatë plotë katër orë, shkruan Indeksonline.

Programi i cili ka karakter argëtuese, protagonistë ka yjet e hit serialit komik, “O Sa Mirë”, Rina Imeri, Ernest Zymberi, Erza Ramuka, Olti Batalli e Erza Sylejmani.

Nën drejtimin  e prezantueses atraktive, Rina Imeri, ky emision ka arritur që shumë shpjet të rrëmbej vëmendjen e publikut.

Shkathtësia e Rinës me kamerën, dashuria për ekranin, oratoria dhe pamja e saj joshëse, e bëjnë atë që hyjë në mesin e moderatorëve të reja që premton shumë.

Rina është në hapat e sigurt për të ndjekur rrugën e shumë prezantueseve tjera të suksesshme si Ana Rustemi e cila tashmë ka një karrierë të gjatë në televizion, dhe konsiderohet si një nga fytyrat më të dashura të ekranit në vend.

Ndërsa, Rina Imeri është pikërisht ajo që iu ka munguar televizioneve, një femër e bukur, karizamtike dhe një fytyrë e pranueshme televizive.

Kështu, emisioni “Krejt Ka’Pak”, ofron për shikuesit argëtim të pafund të dielave pasdite./Indeksonline/