Rina Maloku po intervistohet në rastin e vrasjes së Festim Isufit, familja s’e ka marrë ende raportin e IML-së

Rina Maloku ka disa orë që është, duke i intervistuar në lidhje me rastin e vrasjes në rrethana misterioze të burrit të saj, Festim Isufi.
Rina e cila mori një plagë të lehtë nga rasti tragjik është ftuar nga prokurori në vazhdën e hetimeve për vdekjen misterioze që ndodhi të premten e kaluar.
Indeksonline ka qëndruar te familja e Festim Isufit në Perlepnicë të Gjilanit, por familjarët nuk kanë dashur të prononcoheshin për media.
Familja ka konfirmuar për Indeksonline se ende nuk ka pranuar raportin e IML-së për vdekjen e Festimit dhe se është në pritje të këtij raporti./Indeksonline/