11:14 / E Martë, 28 Mars 2023 / AR

Rina Malsori, biznesmenja më e suksesshme këtë vit

Rina Malsori lindi në Gjakovë, një lidere e lindur për biznes, sot udhëheq biznesin familjar, kompaninë e lëngjeve “Frutti” si drejtoreshë ekzekutive.

E nisi punën e saj si ndërmarrëse në moshën 23 vjeçe, duke arritur të bëhet ndër femrat më të suksesshme në këtë fushë.

No description available.

Ka studiuar për menaxhment biznesi dhe informatikë, por sipas saj, përvoja, të arriturat akademike dhe ndërlidhja me njerëzit në fushën e biznesit e krijojnë një person të kompletuar në këtë fushë.

Duke marrë shkas nga natyra e saj energjike e punëtore, ajo merr epitetin e japonezes, duke ngritur kompaninë “Frutti” në nivelet më të larta.   

No description available.

E rritur në një ambient familjar ku gjatë tërë kohës flitej për biznes, mori me vete frymën e organizuar kronologjikisht dhe u ndërtua si një femër e suksesshme në biznes, që në vete mbart humanitetin dhe natyrën e pastër njerëzore.

Edhepse e re, ajo veçohet si një trime e madhe, plot vullnet, në krijimin e vlerave të reja. 

No description available.

E kanë pagëzuar edhe si menaxhere e zgjidhjeve të krizave, duke kaluar bashkë me ekipin që udhëheq në sfida të shumta.

No description available.

Ajo cilësohet si një vajzë shumë e sinqertë dhe me dashuri për punën ka arritur të tejkalojë çdo pengesë, duke sakrifikuar edhe nga rinia e saj për të arritur rezultatet që ja ka vënë vetes përpara çdo gjëje tjetër.

No description available.

Rina Malsori, biznesmene e suksesshme,  është modeli më i mirë i këtij shekulli që po shpërfaq vlerat më të larta njerëzore, akademike dhe aftësitë që i ka përmbledhur me vite përbrenda saj, duke treguar se suksesi arrihet me punë, përkushtim, dashuri dhe mbi të gjitha vendosmëri, që asnjë gjë nuk mund të të ndalojë nëse je një femër e edukuar mirë dhe sfidon përballë çfarëdo stuhie.

No description available.