75 Mall Live Search
19:48 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Rina publikon pamje nga ditari i saj i vjetër

Rina Balaj u shpreh e lumtur pasi gjeti ditarin e saj.

Rina Balaj është emër i pëlqyer i skenës muzikore, e cila është goxha aktive me projekte të reja.

Artistja publikoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaq pjesë të ditarit të saj të vjetër.

Reperja tha se është shumë e lumtur që gjeti ditarin me pikturat dhe shkrimet që i kishte bërë si dhe tregon se filloi të shkruajë që kur ishte 14 vjeçe.

“Nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Mendoja se i kisha humbur ato, isha 14 vjeçe kur fillova të shkruaja”, janë fjalët e saj.

Për ndryshe, Rina ditë më parë njoftoi fansat që së shpejti publikohet “Gigi 2”.