16:33 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / MSH

Rina shijon pushimet, zgjedh një vend të pazakontë

Pas një vere të ngarkuar duke punuar në muzikë dhe projekte të reja, këngëtarja Rina Balaj ka vendosur të shkojë në pushime.

Në fakt, ajo ka zgjedhur një vend paksa të pazakontë për të kaluar pushimet.

Rina ka udhëtuar drejt Zanzibarit në Tanzani, për të marrë rrezet e diellit këtë shtator.

Ajo ka publikuar në Instagramin e saj fotografi dhe video nga pushimi qe duket të jetë mëse i merituar për të./Indeksonline/