75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / MSH

Rina shumë sensuale me Andin në videoklipin e ri

Rina Balaj dhe Andi Artani janë shfaqur tëjet të afërt në disa skena sensuale të videoklipit më të ri të artistes, Aver.

Kënga e publikuar mbrëmë nga këngëtarja është pritur shumë mirë nga publiku, duke marrë mbi 200 mijë klikime në vetëm 19 orë.

Ndërkaq, Artani, i njohur për publikun për pjesëmarrjen e tij në shoun “Për’Puthen”, ka ndarë në Instagram disa sekuenca të klipit, të cilat i ka “shndërruar” në meme.

“Foto Nr. 1: Tu ka kap diqka ne mjekerr…
Foto Nr. 2: Shtyju veq pak se kom frajer.
Foto Nr. 3: Bukur i paske bo thojte.
Foto Nr. 4: Kqyr ka kamera pak se veq mu nuk bon.

4 Memes jau gjeta une per tjerat e dini ju vet!”, ka qenë mbishkrimi i Artanit në fotot e ndara.

Për më shumë shikoni fotot dhe dëgjoni këngën e plotë të Rinës.