75 Mall Live Search
17:02 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rindërtohet fytyra e vrasësit që vrau kryeministrin britanik më 1812

Fytyra e personit të vetëm që ka vrarë ndonjëherë një kryeministër britanik është zbuluar për herë të parë përmes rindërtimit të fytyrës.

John Bellingham, një biznesmen i zemëruar, e vrau kryeministrin Spencer Perceval në sallën e Pallatit të Westminsterit në maj të vitit 1812, përpara se të dënohej dhe të varej për vdekje.

Kafka e vrasësit ka qenë e shfaqur në Muzeun e Mbretëreshës Mary Pathology në Londër dhe ekspertët tani e kanë përdorur atë për të zbuluar se si dukej në të vërtetë vrasësi i një kryeministri britanik 116 më vonë.

Ekspertët mjeko-ligjorë në Universitetin Mbretërorë të Mbretërisë së Bashkuar të Londrës përdorën softuerin kompjuterik dhe në bazë të dhënave krijuan imazhin e tij./Indeksonline/