Rindërtohet rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza”
Pacolli ka shkruar në Facebook se nënshkrimi i kontratës për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza” ka ardhur pas 17 muajve ngecje të procedurave të tenderimit.
“Pas më shumë se 17 muajve zhagitje të procedurave burokratike të tenderimit, sot është nënshkruar kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharem Fejza”, rrugë e cila do të ketë impakt direkt në shkarkimin e tollovive në komunikacion, edhe ne zhvillimin e bizneseve në këtë pjesë të qytetit. Kjo rrugë do të shndërrohet në rrugë një kahëshe deri te kyqja me rrugën Enver Maloku”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka njoftuar se kanë përfunduar procedurat edhe për projektin “Ndërtimi i rrugës Vakoc-Flotacion” në fshatin Marec.