75 Mall Live Search
15:33 / E Premte, 27 Janar 2023 / B O

Rinia e LDK-së i bën “diss” Manxhukës: Ju kanë vdekur kauzat

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka quajtur hajna aktivistët e LDK-së. Ky reagim ka ardhur pas një aksioni të Forumit Rinor të LDK-së, që ndërlidhet me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, rinia e LDK-së ka një përgjigje për Manxhukën dhe Vetëvendosjen.

Forumi rinor i LDK-së e ka përshëndetur Manxhukën me një selfie dhe një “selam”.

“Ku i keni kauzat. Ju kanë vdekur” thuhet në “dissin” e Egzon Pacollit, sekretari të rinisë së LDK-së./Indeksonline/