Rinia e Malishevës me Ekrem Kastratin për kryetar të Malishevës

Strukturat e Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Malishevë janë mobilizuar fuqishëm në mbështetje të kandidati të këtij subjekti për kryetar të komunës, Ekrem Kastratit.
Kastrati pas disa aktiviteteve me rininë në kuadër të fushatës zgjedhore, mbrëmë bashkërisht e kanë përcjellur edhe ndeshjen e kombëtares së Kosovës me Gjeorgjinë.
Kandidatura e Kastratit për kryetar të kësaj komune po gëzon përkrahje të madhe nëpër fshatrat dhe lagjet e Malishevës.
Në mbështetje të Kastratit, ka qenë edhe lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj, i cili ka marrë pjesë në shumicën e takimeve të Kastratit me qytetarët e kësaj komune.
Me strukturën e jashtëzakonshme të rinisë së Nismës në Malishevë, duke i dhënë përkrahje nga zemra përfaqësueses së Kosovës kundër Gjeorgjisë. Forca Kosova!
