Rinia e PDK-së proteston para Kuvendit

Pak minuta para se të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës studentët e Rinisë Demokratike janë duke protestuar para këtij institucioni kundër formimit të Qeverisë.
Ata me pankarta në duar kanë mesazhe për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.
“Glauk Konjufca: Isa Mustafa është i pabesë”.
“Albin Kurti: Lista Serbe është ambasadë e Serbisë në Kosovë”.
“Albin Kurti: Lista Serbe s’janë thjesht serbë, por ata janë çetnikë”, janë fjalët që shkruhen në këto pankarta.