Rinia mbështet fuqishëm Bekim Jasharin

Të rinjtë po e mbështesin fuqishëm Bekim Jasharin, për ta udhëhequr përsëri Komunën e Skënderajt.
Jashari përmes një njoftimi në Facebook u shpreh se do të vazhdojë të punojë me ta, për punësimin dhe perspektivën e tyre deri në frymën e fundit.
Njoftimi i plotë:
Mbështetje dhe mobilizim maksimal nga të rinjtë për fitoren e përbashkët
Të mobilizuar, në takime të shumta, në shpalosjen e programit tonë zhvillimor për komunën tonë dhe prezantimin e drejtë të punës sonë 4 vjeçare, në shërbim të qytetarëve të Skenderajt.
Faleminderit të dashur të rinj!
Do të vazhdojë të punojë me ju dhe për ju, për punësimin dhe perspektivën tuaj deri në frymën e fundit.