12:55 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rinia në Gjermaninë Lindore para shembjes së Murit të Berlinit

Fotografi nga Republika Demokratike Gjermane, e njohur ndryshe si Gjermania Lindore, pak janë botuar në Perëndim, për shkak të kufizimeve të vendosura nga regjimi autokratik në shtetin që mbijetoi po aq sa Lufta e Ftohtë.

Por së fundmi, në një festival fotografish në jug të Francës, kuratorja Sonia Voss ka zbuluar një seri fotosh të marra nga Gjermania Lindore para shembjes së Murit të Berlinit. “Është një periudhë tepër interesante”, tha ajo për CNN, “sepse bëhet fjalë për një brezi të ri, të painteresuar për politikën dhe që nuk ka qenë dëshmitar i themelimit të këtij shteti dhe nuk i duronin dot kufizimet e regjimit”.