75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 10 Prill 2025 / Gj. Sh

Rinis ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës

Pas më shumë se 30 minuta ndërprerje, ka nisur ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Ndeshja e parë çerekfinale e play-offit të Superligës, ishte ndërprerë 3 minuta e 30 sekonda pa mbaruar pjesa e parë, pas fyerjeve dhe hedhjeve të gjesendeve në parket, nga tifozët suharekas, shkruan IndeksOnline.

KB Peja përmes një njoftimi ka thënë se disa basketbollist të tyre janë sulmuar gjatë hyrjes në zhveshtore, ku janë publikuar edhe pamje.

Ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës ka filluar pasi janë larguar nga tribunat një pjesë e tifozëve./IndeksOnline/