75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 15 Korrik 2025 / LB

Rinisin më në fund punimet në rrugën Dollc-Gjakovë

Kanë nisur sot punimet në rrugën Dollc-Gjakovë. Zgjërimi i kësaj rrugë në katër korsi ka nisur gjashtë vjet më parë.

“Benita Company”, është mobilizuar dhe po punon me intensitet të shtuar për të përfunduar rrugën e shumëpërfolur.

Gjatë kësaj kohe, ka pasur ndërprerje të shumta të punimeve.

Kjo rrugë në gjatësi 31 kilometra kishte nisur në vitin 2019 dhe ishte ndarë në disa segmente. /IndeksOnline/