Rinisin qarkullimin autobusët e “Trafikut urban”
Pas nëntë ditësh grevë dhe protesta përpara Komunës së Prishtinës dhe qeverisë, autobusët e “Trafikut urban” janë vënë në shërbim të qytetarëve.
Në një komunikim zyrtar të bërë dje, “Trafiku urban” njoftoi se janë paguar faturat nga ana e komunës, pas alokimit të mjeteve financiare, shkruan IndeksOnline.
“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të komunës ndaj ndërmarrjes.
Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballeshin gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, deklaroi dje kjo ndërmarrje./IndeksOnline/

