Rinohet Blero, ”i mbushë” rrudhat dhe pakënaqësitë e tij në fytyrë (foto)

Këngëtari i njohur Blero, kohët e fundit është një ndër personat më të komentuar në mediat rozë, jo vetëm për lidhjet e tij të dashurisë por edhe për ndryshimet në fytyrë.
Duket se as Blero nuk ka mundur t’iu ”rezistoj” ndërhyrjeve estetike, madje po duket sikur po iu bën konkurrencë disa kolegeve.
Në fotot e postuara në rrjetet sociale, shihet se fytyra e tij ka ndryshuar shumë prej se kur ai fillojë karrierën si këngëtar.
Blero shihet se ka bërë ndërhyrje të shumta në fytyrë, duke i larguar të gjitha ”pakënaqësitë” që kishte. /IndeksOnline/

