Rinovimi i objektit ku ishte e vendosur AAK-ja – Prokuroria Speciale jep detaje për hetimet që ka nisur Policia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime hetimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të verifikuar pretendimet lidhur me renovimin e një objekti që më parë shfrytëzohej nga AAK-ja dhe që tani është nën menaxhimin e kësaj ministrie.
Në bazë të nenit 83, paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë është autorizuar të mbledhë dhe të sigurojë prova për zbardhjen e çështjes.
Sipas Prokurorisë, disa zyrtarë publik të kësaj ministrie dyshohen për kryerjen e veprave penale:
Keqpërdorim i pozitës zyrtare – neni 414 i KPRK-së
Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik – neni 415 i KPRK-së
Falsifikimi i dokumenteve – neni 390 i KPRK-së
Hetimet pritet të hedhin dritë mbi pretendimet për keqpërdorim të mundshëm të detyrës dhe fondeve publike.