75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Rinumërimi i votave do bëhet për shkak të mosnënshkrimit të formularëve nga anëtarët e këshillave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve, të cilat u takojnë disa komunave.

Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranoheshin si të rregullta.

Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar nga anëtarët e këshillave të vendvotimit, apo janë të paplotësuara.

Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat: Gjakovë, Fushë-Kosovës, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 vendvotime që do të rinumërohen.