75 Mall Live Search
17:18 / E Hënë, 19 Janar 2026 / b l

Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë, thonë nga KQZ

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se procesi i rinumërimit të 1 mijë e 947 vendvotimeve mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë.

Elezi për IndeksOnline ka thënë se në QNR është shtuar numri i ekipeve të numërimit.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të KQZ-së:

Duke u mbështetur në dy vendimet e KQZ-së (13 dhe 19 janar 2026) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve rinumërimi do të përfshijë të gjitha vendvotimet, 2,557 sosh, në të cilat më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar votimi i rregullt.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 19 janar 2026, ora 16:00) në QNR janë rinumëruar 610 vendvotime. Pra, gjatë ditëve në vazhdim, në përgjithësi do të rinumërohen 1,947 vendvotime.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është shtuar numri i ekipeve të numërimit. Aktualisht, janë 38 ekipe të tilla vetëm gjatë një ndërrimi pune, pra 76 gjithsej. I gjithë procesi i rinumërimit të 1,947 vendvotimeve / kutive të votimit, mund të zgjasë nga 12 – 14 ditë.