Rinumërimi i votave të AAK-së, kur pritet të publikohen rezultatet?

Tashmë ka filluar rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët për deputetë të AAK-së, shkruan IndeksOnline.
Detaje rreth kësaj çështje ka dhënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. Ai ka treguar se kur pritet të publikohen rezultatet.
“Pasi të përmbyllen këto çështje që kanë të bëjnë me rinumërimet në QNR atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor mund të procedojë për të certifikuar rezultatin përfundimtar. Por pa përmendur ndonjë datë specifike kur do të bëhet kjo sepse kjo varet nga numri i vendvotimeve që do të rinumërohen”, tha Elezi.
Për rinumërimin e këtyre votave është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ’së.
“Sa i përket fillimisht vendimit të panelit zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të rinumëruar votat për kandidatët e subjektit politik, votat që kanë ardhur me postë dhe ato me kusht me qëllim të qartësimit të një çështje e cila është ngritur në media sa i përket rezultatit për kandidatët e AAK’së”, tha ai.
“Përveç këtyre rinumërimeve presim edhe vendimin e Gjykatës Supreme ku palët e pakënaqura me vendimin e PZAP’it mund të parashtrojnë natyrisht deri nesër ankesën bë këtë institucion”, tha Elezi.