09:29 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rinumërimi i votave vazhdon edhe sot

Gjatë ditës së enjte , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar rinumërimin e votave të 6 tetorit, në 314 vendvotime.

Kjo për shkak të disa gabimeve teknike në formularë, raporton IndeksOnline.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi , për IndeksOnline ka thënë se numërimi i votave vazhdon edhe sot.

Ai bëri të ditur se rezultatet do të publikohen së shpejti në ueb faqe.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi, sipas vendimit të KQZ-së. Së shpejti do t’i publikojmë në ueb faqe formularët e rinj të vendvotimeve që rinumërohen”, ka thënë Elezi.

Vendvotimet që janë duke u rinumëruar u përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skënderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1./IndeksOnline/