Rinumërohen 1 mije e 173 vendvotime
Procesi i rinumërimit po shkon drejt fundit.
Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 1 mijë e 173 vendvotime.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi i ka thënë IndeksOnline se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 72 vendvotime.
“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm sot (e premte) deri në orën 16 janë rinumëruar 72 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 173 (83.37%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi. /IndeksOnline/