08:30 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rinumërohen votat e 12 % të vendvotimeve!

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave të 1428 vendvotimeve.

Zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave të mbi 1400 vendvotimeve  ka filluar para dy ditësh, shkruan Indeksonline.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Indeksonlinen, kanë treguar se deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar votat e 12.08 % të vendvotimeve.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezutateve deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar votat e 170 vendvotimeve apo 12.08%”, njofton KQZ.

Pritet që rinumërimi e certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë./Indeksonline/