Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë
Vetëm edhe nëntë vendvotime kanë mbetur për t’u rinumëruar, para se ky proces të përmbyllet.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, deri më tash, janë rinumëruar 133 nga 185 vendvotimet e pëcaktuara për rinumërim, apo 93.66%.
Rinumërimi ka filluar mëngjesin e sotëm, ndërsa parashihet të përfundojë brenda dy ditësh.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në disa prej komunave është përcaktuar që të rinumërohen disa vendvotime.
Ky vendimi i KQZ-së mbështetet në Rregulloren Zgjedhore për funksionimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.
Në këtë akt nënligjor është paraparë që pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvotimet e rregullta në QNR, KQZ të vlerësojë situatën dhe sipas nevojës mund të vendosë për rinumërim.
Sipas KQZ-së, kjo masë kontrolli është paraparë për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi.

