Rinumërohen 715 vendvotimet nga 2557 gjithsej
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve deri tashti janë rinumëruar 715 vendvotimet nga 2557 sa janë gjithsej.
Nga përditësimi i fundit i KQZ-së, LVV-ja del t’i ketë marrë 48.15% të votave, PDK 27.14%, LDK 10.27% dhe AAK 3.45%./Indeksonline/


